Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Qytetarët e veriut optimistë pas zgjedhjeve

Qytetarët e veriut të Mitrovicës janë shprehur optimistë në lidhje me ardhmërinë e tyre, si dhe bashkëjetesës me shqiptarët pas këtyre zgjedhjeve.

Derisa njëri nga qytetarët me emrin Momçillo, tha se ka ardhur të votojë për një të ardhme më të mirë, tjetri me emrin Dragan Spiriq, u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë për shqiptarët dhe serbët së bashku, transmeton kp.

“Kam ardhur të votoj për ardhmërinë time”, tha ai.

“Mendoj se do të bëhet mirë si për shqiptarët ashtu edhe për serbët”, theksoi Spiriq.