Pesë shtyllat e programit qeverisës të LDK-së, nëse kjo parti do të fitonte zgjedhjet më 6 tetor, janë 1 Qeverisja dhe administrata, 2 Familja, 3 Arsimi, 4 Shëndetësia dhe 5 Partneriteti ndërkombëtar.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka përgatitur programin e saj qeverisës, me të cilin kandidatja për kryeministre , Vjosa Osmani synon të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa brenda pak ditësh do të bëhet publik për qytetarët e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu bëri të ditur vetë Osmani gjatë debatit "Talk the Talk" në Kolegjin Riinvest. Ajo tha se do të ndajnë një pjesë të fondeve për infrastrukturë, shëndetësi, e cila ndodhet në një situatë emergjente.
Sipas Osmanit, investimet në kapital njerëzor janë esenciale, teksa shtoi se një ndër gjërat që do të fokusohet nëse LDK merr qeverisjen e vendit, është fuqizimi ekonomik i gruas.
"Ne nuk do të mbahemi në mend për autostrada, por në arsim, familje dhe shëndetësi. Për të ndodhur të gjitha këto, ne e kemi parë si parakusht sundimin e ligjit", tha ajo, përcjell ksp.
Osmani tregoi edhe 5 shtyllat kryesore të programit, qeverisja dhe sundimi i ligjit, familja, punësimi, arsimi dhe shëndetësia, dhe e fundit është partneriteti ndërkombëtar.
"Ne e kemi një program me të cilin kemi punuar me Këshillin e ekspertëve tash 2 vjet. Shtyllat e programit arsimi, shëndetësia dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona. Programi është 200 faqe, dhe besoj se brenda 2-3 ditëve do të jetë i qasshëm në pika të shkurta dhe më gjerë për qytetarët. 5 shtyllat kryesore janë qeverisja dhe sundimi i ligjit, shtylla e dytë është familja, punësimi, arsimi dhe shëndetësia dhe e fundit është partneriteti ndërkombëtar", tha Osmani.
E një nga synimet kryesore të saj, Osmani tha të jetë familja. Duke u nisur edhe nga përvojat e saj si nënë, ajo tha se është me rëndësi që shteti të ndihmojë familjet.
"Kemi paraparë 100 euro për familjet që kanë fëmijë të vegjël deri në moshën 1- vjeçare, për familjet që kanë të ardhura mujore më pak se 1 mijë euro. Dhe kostoja totale e kësaj është 18-20 milionë euro në vit, që është asfaltimi i një rruge. Është tepër e thjeshtë, pasi deri më tash shumica e parave kanë shkuar në afera korruptive. Çështja e dytë është pushimi prindëror, të dy prindërit kanë përgjegjësi të barabarta dhe për këtë duhet të kenë të drejta të barabarta. Çështje tjetër është blerja e banesave per herë të parë nga një çift, ku synojmë që përmes kredive me norme interesi prej 1 për qind, kthimi i kredisë të bëhet për 30-35 vjet", tha ajo.
Osmani tha se deri më sot nuk ka pasur asnjë interferencë nga ana e LDK-së në emërimin e ndonjë personi në ndonjë pozitë të gjyqësorit.