Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen ne Kosovë zyrtarëve serbë nga Beogradi, për të bërë fushatë për partitë serbe dhe të mbështesin ndonjërën prej tyre.
Sipas këshilltarit të ministrit të Jashtëm të Kosovës në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka thënë se vendimi është marrë pas kërcënimeve që po i bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar, raporton TV Arta.
“Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës. E as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi. Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Zyberaj.
Lexoni edhe:
Beogradi me ultimatum urdhëron serbët në Kosovë të votojnë për Listën Serbe
Ndalesa e autoriteteve kosovare për t’u lejuar hyrjen në Kosovë zyrtarëve të Serbisë që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore, nxiti menjëherë reagimin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Marko Gjuriq ka akuzuar zyrtarët e Kosovës për diskriminim ndaj serbëve gjatë fushatës zgjedhore. Gjuriqi u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova dhe të gjithë “atyre që e ndjejnë Serbinë si shtetin e tyre” që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, pavarësisht presionit dhe ndalesave nga pala shqiptare.
“Ata janë duke u munduar të na diskriminojnë e ne do t’i paraqesim këto shqetësime në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë ai.
-
Zyrtarët serbë tentuan të futen si pelegrinë në Kosovë
-
Opozita dhe analistët nuk presin që MPJ-ja ta mbajë gjatë ndalesën për vizitat e zyrtarëve serbë
-
MPJ-ja merr vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i lejohet hyrja në Kosovë
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe