Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidat për kryeministër, nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën Faik Konica në Prishtinë.
Limaj theksoi që qytetarët me votë do të vendosin për sigurinë dhe perspektivën e vendit. Siç tha ai, kjo mundësi duhet të shfrytëzohet dhe të kemi rezultate që sigurojnë të ardhmen.
“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që kanë qytetarët e Kosovës për të shprehur vullnetin e lirë”.
“Jam i bindur dhe shpresoj që vota e sotme e qytetarit do të jetë siguri e vendit, perspektiv dhe mundësi e jashtëzakonshme për të bërë hapat e duhur”.
“Kjo mundësi duhet të shfrytëzoje nga gjithë qytetarët në këtë ditë me diell ta shfrytëzojnë maksimalisht të drejtën e tyre, të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sonte në mbrëmje të kemi rezultate që sigurinë perspektiv për vendin tonë”, ka deklaruar Limaj.
-
Limaj, qytetarëve: Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për vendin
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën
-
Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin - Limaj kërkon votën në Prishtinë
-
Limaj: Qytetarët sot kanë shansin të vlerësojnë punën e kandidatëve
-
Limaj para seancës së 35-të: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin