Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Kosnett: Vota juaj ka rëndësi – votoni për veten, vendin e të ardhmen

Foto: Alban Bujari / Koha

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se sot është dita për t’u votuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Mirëmëngjesi votues të Kosovës. Sot është dita të dilni dhe të votoni. Vota juaj është e rëndësishme – votoni për veten tuaj, vendin tuaj, të ardhmen tuaj. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar Kosnett në Twitter.