
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete dhe nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se me qeverinë Kurti do të hapet një faqe e re për Kosovën.
Ajo në Rubikon të KTV-së thotë se puna e parë e Qeverisë Kurti, do të jetë çkapja e institucioneve dhe krijimi i mundësive të barabarta.
“Që nga ditët e para qytetarët do të vërejnë ndryshimin e madh që do të vije, sepse erdhi dita”, ka thënë ajo.
Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në institucione, do të vijnë njerëzit e duhur në pozitat e duhura.
Kjo, sipas saj, jep garanci se do të vije ndryshimi.
“Ne jemi shumë të hapur dhe do të jemi të hapur edhe për njerëzit e rinj edhe pas fitores”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i suksesshmi në historinë e Kosovës
-
Kurti: Detyra e parë e qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID
-
Albulena Haxhiu flet për takimet e Kurtit e Osmanit me partitë politike
-
Vjosa Osmani: Kosova do të ndryshojë
-
Deputetja e VV-së: Nga PAN-i te PLAN-i, nuk kalon