Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Kandidatët e VV-së për deputetë shpalosën premtimet në Artanë

Në Artanë u mblodhën qindra qytetarë për të dëgjuar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë: Emin Gërbeshin, Labinotë Demi Murtezin, Shemsi Sylën, Fitore Pacollin dhe Glauk Konjufcën, njoftoi shërbimi për informim i kësaj lëvizjeje.

Ne jetojmë në komunën më të pasur në rajon dhe jemi qytetarët më të varfër të vendit. Me qeverinë Kurti që investon në minierat e Artanës e Trepçës do të zhvillohet ekonomia dhe Artana, tha kandidati Emin Gërbeshi.

Kandidatja Labinotë Demi Murtezi u shpreh e bindur se qytetarët tashmë e dinë që Lëvizja është e vetmja shpresë dhe se e meritojmë të qeverisim me një kryeministër si Albin Kurti.

20 vite pas çlirimit nuk mund t’i lëmë pensionistët me lëmoshë, nënat e reja pa pushim lehonie, të sëmurët pa ilaçe dhe ushtrinë e Kosovës pa funksionalizim të plotë, andaj erdhi dita e ndryshimit, u shpreh Shemsi Syla.

Fitore Pacolli kujtoi se 1 në 8 gra është sot e punësuar dhe mbi 60% e të rinjve janë të papunë dhe se kjo do të ndryshojë me 6 tetor, me një shtet që është për të gjithë.

Edhe Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim Zgjedhjet 2026 Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim

Glauk Konjufca foli për të mirat që vijnë pas 6 tetorit, për Fondin Sovran që shpëton ndërmarrjet publike nga falimentimi dhe për Bankën Zhvillimore që ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme për të krijuar vende pune për rininë.

Me numrin 126 dhe me kandidatin më të mirë për kryeministër Albin Kurtin, me 6 tetor festojmë fitoren e Lëvizjes.