Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Gorani: Dialogu ose e forcon qeverinë e ardhshme, ose e rrëzon

Image

Dukagjin Gorani nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se Qeveria e ardhshme do të definohet nga procesi i dialogut me Serbinë.

Sipas tij, qeveria e re ose do të forcohet me këtë proces, ose do të rrëzohet fare.

Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se cilado qeveri që vjen duhet të vazhdojë punën aty ku ka mbetur nga ekipi i vjetër negociator.

“Për aq sa shoh, sikur në qeverinë e mëhershme, edhe e ardhshmja do të definohet përmes procesit të dialogut. Dialogu me Serbinë do ta fuqizojë qeverinë e ardhshme, ose do ta rrëzojë. Qeveria e mëhershme për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta shpeshherë edhe brenda koalicionit s’ka arritur të përfundojë mandatin”, ka thënë ai.