Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese, do të jetë një nga çështjet parësore, por edhe sfidë kryesore për qeverinë e ardhshme të vendit, e cila pritet të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, që presioni ndërkombëtar për të rifilluar dialogun me Serbinë, ashtu siç ishte ndaj Qeverisë së Kosovës në largim, do të jetë edhe ndaj qeverisë së ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas këtyre zgjedhjeve, është mirë që të jetë një qeveri e spektrit të gjerë dhe të ketë numër të mjaftueshëm të votave, që në mënyrë të zotërueshme dhe kompetente t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, drejtë arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Këto bisedime duhet të çojnë në njohje reciproke, por para së gjithash, duhet t’i hapin Kosovës perspektivën euroatlantike”, tha Tahiri.
Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që rifillimi dialogut me Serbinë, për qeverinë e ardhshme të vendit do të jetë prioritet, madje edhe i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo, sipas tij, është bërë e qartë edhe nga deklarata e ambasadorëve të vendeve të Quint-it, por sinjale të qarta, siç thotë ai, janë dërguar edhe me emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.
Maliqi, vlerëson se të gjitha këto janë shenja që vendet perëndimore, e në veçanti SHBA-ja, do të insistojnë që tema parësore e qeverisë së re, të paktën në vitin e ardhshëm, të jetë dialogu. Çështja e dialogut, sipas tij, mund të jetë edhe tema që do ta përcaktojë edhe koalicionin e mundshëm për formimin e qeverisë së re.
“Meqë tema parësore do të jetë dialogu, kjo do të jetë temë që ndoshta edhe e përcakton natyrën e koalicionit. E dyta, pastaj, meqë dialogu ose çfarëdolloj marrëveshjeje, nëse arrihet, do të kërkojë njëfarë lloj konsensusi më të gjerë, ndoshta do të shkohet edhe me ndonjë formë – por, kjo është shumë spekulative në këtë moment – që të zgjerohet, të jetë më gjithëpërfshirëse. Kushdo që të jetë në qeverinë e re, për shkak të përvojës së kaluar, duhet ta ketë parasysh që nuk mundet të shkojë të negociojë pa u siguruar që e ka një lloj shumice kushtetuese, nëse jo në qeveri, të paktën parapa procesit të dialogut”, theksoi Maliqi.