Mbajtja e 2 tubimeve përmbyllëse në shesh e ka bllokuar komunikacionin në qendër të Prishtinës.
Rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”, që shkojnë përskaj sheshit “Zahir Pajaziti”, si dhe rruga “Agim Ramadani” që kalon përskaj sheshit “Ibrahim Rugova” e “Nënë Tereza” janë të bllokuara nga makinat.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” Partia Demokratike e Kosovës sapo ka përfunduar tubimin elektoral, me të cilën i ka dhënë fund fushatës 10 ditëshe, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje sapo ka nisur po ashtu tubimin e fundit elektoral për këtë kampanjë, e që ka vendosur që ta mbajë në sheshin “Nënë Tereza”.
{gallery}