Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Florian Dushi, ka thënë se brenda partisë ka pasur pritje për bashkëpunim me Vetëvendosjen.
Sipas tij, LDK pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre dhe pas asaj që kanë ofruar Vetëvendosje, kanë vendosur të shkojnë vetë në zgjedhje.
Ai thotë se Osmani ka thënë në vazhdimësi që LDK-ja nuk do të futet në asnjë lloj partneriteti me PDK-në, gjë që sipas tij është vendosur edhe në Këshillin e Përgjithshëm.
“Rrethanat kanë ndryshuar që nga viti 2014. Rrethanat tash dallojnë sepse LDK e ka të qartë dhe të provuar sa i përket partneritetit me PDK, unë mendoj që më lehtë mund të ndërrohet Këshilli i Përgjithshëm se sa të ndërrohet qëndrimi për koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.
Duke folur për kandidaturën e tij, ai thotë se pas zgjedhjeve të brendshme të partisë ka vendosur t’i hyjë garës për deputetë.
Edhe
Dushi synon garën për deputet, LDK-ja ende s’ka vendosur për zëvendësuesin e tij në KQZ
Dushi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se LDK-ja po bënë takime mobilizuese dhe parapërgatitje për fushatën më 25 shtator.
Sipas tij, pas qeverisjes së PAN-it qytetarët kanë pasur rikthim te LDK-ja duke shtuar që edhe pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, ky rikthim ka qenë edhe më i madh.
“Beso, sepse qytetarët në të gjitha takimet kanë qenë mosbesues në të ardhmen në Kosovë. Ka pasur aq shumë veprime sa që njerëzit kanë humbur besimin, dhe ne duam t’ua rikthejmë atë dhe t’i ngjallim shpresat në këtë vend”, ka thënë ai.
Dushi tutje ka shtuar se në takimet e përditshme kanë parë mbështetje të madhe për Lidhjen Demokratike, derisa ka shtuar se synojnë numër të madh të ulëseve në Kuvend.
LDK-ja s'kishte dilema për kandidimin e Vjosa Osmanin
Duke folur për Vjosa Osmanin ai ka thënë se nuk kishte dilema në kandidimin e saj.
“Në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm, e veçmas në Kryesi, janë diskutuar disa emra që janë përmendur si kandidat për kryeministër, aty kanë qenë edhe Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala. Fakti që edhe z. Haziri u tërhoq dhe doli në përkrahje të znj. Osmani e bëri shumë të lehtë këtë çështje”, ka thënë Dushi.
Kur ka folur për kandidaturën e parë të një gruaja ai ka thënë se “ka një numër gjërash LDK-ja i bën për herë të parë”.
“Edhe në mënyrën se si i organizon zgjedhjet e brendshme, edhe se si kryetari partisë lëshon rrugë për kandidatët e tjerë, por edhe tash se si kandidon një grua për kryeministre”, ka thënë ai.
Kur e ka krahasuar me kandidatët e tjerë për kryeministër, Dushi është ndalur te Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
“Ata janë figura të sprovuara madje edhe të konsumuar në atë që kanë çfarë kanë për të ofruar”, ka thënë Dushi.
Duke folur për angazhimin personal në rast se arrin të bëhet deputet, Dushi ka thënë se duke qenë jurist me profesion, angazhimi i tij më i madh do të ishte në sundimin e ligjit.
Edhe
Osmani mbetet propozim i LDK-së për presidente
“Të gjitha investimet tjera janë të kota, nëse ne nuk angazhohemi që të ndërtojmë shtetin ligjor”, ka thënë Dushi.
Dushi: Në afat të shkurtë, numër i madh i qytetarëve janë paraqitur për votime me postë
Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Florian Dushi, ka thënë se janë zgjedhjet e katërta që në Kosovë organizohen si zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai thotë se KQZ-ja është për çdo lëvdatë për organizimin e zgjedhjeve në afat të shkurtë.
Dushi thotë se KQZ ka kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime, duke shtuar se janë 10 nga 11 anëtarë sa duhet të jenë.
Duke folur për votimet me postë, ai ka thënë se e rëndësishme është që në një afat kaq të shkurtë është numër i madh i qytetarëve që do të votojnë.
Dushi thotë se qytetarët presin që Ahmetin ta shohin në rolin e kryetarit të Prishtinës
Duke folur për organizimin e LDK-së në Prishtinë, ai ka thënë se janë pesë degë që funksionojnë në kryeqytet.
“Prishtina në vazhdimësi ka qenë e orientuar për votim nga LDK-ja. Edhe në këto zgjedhje ne presim që të thellohet diferenca me subjektet tjera që konkurrojnë”, thotë ai.
Ai thotë se Ahmeti është parë në disa role, por se thotë se të gjithë presin që atë ta shohin në rolin e kryetarit të Prishtinës për çka edhe është votuar.
“Duhet që pjesën e angazhimeve të tij ta fokusojë në Prishtinë që të qeveriset drejtë e mirë”, ka thënë ai.
Edhe
Osmani thotë se qytetarët e kthyen në LDK
Dushi duke folur për kapje të shtetit, ai ka thënë se Haradinaj më së paku duhet të flas për këtë temë.
Ai thotë se LDK-ja nuk premton se do ta shpëtoj Kosovën por se Kosova do të shpëtojë momentin e parë që këta njerëz nuk janë në pushtet.