Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Avokati i Popullit njofton se edhe sot qytetarët mund të raportojnë shkeljet gjatë procesit të votimit

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, ka njoftuar se sot gjatë ditës së zgjedhjeve do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend.

Sipas tyre, qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

“Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyra Qendrore në Prishtinë (rr. MIGJENI, nr. 21, tel: +383 38 223 782; 223 783), Zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn. Ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati i III), Gjilan (kontakti: +383 (0)44/543-889; +383 (0)44/125-742) ); Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicën Jugore ( rr.”Afrim Zhitia” p/n, Ndërtesa e Administratës Pensionale te Kosovës, kati III, zyret nr. 11 dhe 12), në Mitrovicën Veriore (Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e Komunës së re, kontakti + 383 (0)45 455 319+381, (0)64 956 00 50); Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n. pranë NLB Bankës)”, thuhet në njoftim.

Ky institucion njofton se Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 08:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit, për ankesat eventuale.

“Avokati i Popullit bën thirrje për respektim të ligjit e rregullave të vendosura e të pranuara, ashtu siç edhe mundësi të barabarta për grupet e cenuara (personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk kanë mundësi lëvizje të lirë – spitali, burgu etj ).Veprimet e matura e retorika afruese, janë parakushte për integritet e kredibilitet zgjedhor dhe zgjedhje të qeta e të pranueshme”, thuhet në njoftim.