Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore, tanimë është vendosur që asnjë tubim parazgjedhor të mos mbahet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ku ndër tjerash ai ka shkruar se çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojërave të Kosovës e Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi.
Kujtojmë që me datën 10 tetor Kosova do të luajë ndeshjen miqësore nga Gjibraltari ndërsa 4 ditë më vonë, do të luajë ndeshjen kualifikuese me Malin e Zi./KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
Kupina premton rindërtim të stadiumit “Fadil Vokrri” e rritje të subvencioneve për klubet sportive
-
“Fadil Vokrri” mbyllet sërish
-
Në “Fadil Vokrri” nis vendosja e tapetit të ri
-
Hiqet bari i shumëkritikuar i “Fadil Vokrrit”
-
FFK-ja konfirmon që ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”