Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, ka bërë të ditur se ky subjekt ka refuzuar të garojë në një listë të përbashkët me koalicionin AAK-PSD, apo me PDK-në, për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ajo ka shkruar në Facebook, se ky subjekt politik ka pas oferta prej disa partive, por “Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot”.
“Andaj, sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjëren nga të lartpërmendurat. Për formatin e pjesëmarrjes tonë në zgjedhjet e 6 Tetorit do të ju informojmë së shpejti”, ka shkruar ajo në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Alternativa sqaron pse u shua dega në Prishtinë
-
Kusari-Lila: VV-ja nuk pranoi subjektivitetin e Alternativës, garojmë të vetëm
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha
-
Mospërfshirja e Alternativës në ndarjen e fondeve nga KQZ, Kusari: Precedent i rrezikshëm
-
VV-ja e AAK-ja ende s’kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje