Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura.
Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushës do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: Kurti e Mustafa intensifikojnë diskutimet, premtojnë marrëveshje të shpejtë
Kuti dje pas takimit tha se në pak ditë në vijim do ta lidhin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
“Takimi ishte shumë konstruktiv, i konfirmuam të gjitha dakordimet që i kemi bërë deri më tani sa i përket harmonizimit programor”, ka theksuar Kurti.