Zgjedhjet 2019

PZAP-ja refuzon ankesën e VV-së për numërimin e 392 pakove të fundit me fletëvotime të diasporës

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.

PZAP-ja, në seancën e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjithsejtë 14 ankesa, prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – QNR.