Zgjedhjet 2019

Në QNR presin që rinumërimi të përfundojë për 7-8 ditë

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore
 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se, sipas dinamikës aktuale, procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve do të përfundojë për 7-8 ditë.