Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), raporton Koha.net.
Në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit për deputet të VV Gani Krasniqit, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa e tij ishte paraqitur kundër vendimit të PZAP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa e tij kundër vendimit të KQZ, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP e ka shpallur të pabazuar.
Me vendim të PZAP, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP.
Kujtojmë se për votat e ardhura nga Serbia, megjithëse pati ankesa nga disa parti politike, ende s'ka një vendim.