Takimi mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar.
Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak para nisjes së takimit, në selinë e LDK-së ishte edhe Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.
Ky është takimi i radhës mes zyrtarëve të dy partive me synimin për të harmonizuar qëndrimet e tyre programore për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Në këtë takim pritet të diskutohet për çështje ekonomike, ndërsa kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt pritet një takim edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.