Zgjedhjet 2019

PZAP-ja mblidhet të hënën për të marrë vendim për votat e diasporës

Foto: Driton Paçarada / KD

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, siç mëson KTV-ja, pritet të mblidhet të hënën për të marrë vendim për numërimin e votave të diasporës.

Derisa sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ato të diasporës pritet të fillojnë pas vendimit të PZAP.

Sot, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të vazhdohet me rinumërim të 4 vendvotimeve për të cilat KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së premtes.

Kujtojmë se janë rreth 4,600 pako me fletëvotime nga mërgata, të cilat erdhën me vonesë me postë në Kosovë, ndonëse kishin kaluar në proces të rregullt të votimit përmes postës.