Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Edhe Partia e Drejtësisë thotë të jetë dëmtuar nga komisionerët, pretendon se i takon një deputet

Partia e Drejtësisë u është bashkuar disa partive që kanë shprehur shqetësimin e tyre për manipulimin e votave nga ana e komisionerëve, derisa thotë se i takon një deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Partia e Drejtësisë (PD) me vëmendje po e përcjell gjithë procesin e rinumërimit të votave. Dhe ndjehet mjaft e shqetësuar me manipulimin e votave nga ana e komisionarëve”, thuhet në një komunikatë të PD-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretari i përgjithshëm i PD-së njëherësh shef i shtabit, Eroll Venhari, ka deklaruar se, “PD është e shqetësuar me manipulimin e votave dhe se pret që pas rinumërimit të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet. Sipas informatave që i kemi nga tereni ne kemi diku afër 5000 vota të kandidatit ton për deputet”.

“Ne i kemi mbledh të gjitha deklaratat e atyre të cilët na kanë votuar dhe që votat e tyre nuk kanë dalë. Ne po e presim të përfundon procesi i rinumërimit dhe t’i deponojmë ankesat tona në PZAP brenda afateve ligjore”, deklaroi Venhari.