Në rinumërim shkojnë edhe 530 vendvotime

Në rinumërim shkojnë edhe 530 vendvotime
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të rinumërohen gjithsej edhe 530 vendvotime.
KQZ fillimisht kishte vendosur të rinumërohen 314 vendvotimeve, tash sipas tyre, janë edhe 530 vendvotime të kësaj natyre, që duhet të rinumërohen.
Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime por shënimi është jo i saktë i subjekteve.
Janë 24 vendovotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.
81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota.
89 vendvotime ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në ora 16.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit.
QNR-ja pritet të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se QNR do të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.
Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve.
Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

PZAP-ja publikon të dhënat, mbi një milion euro gjoba ndaj partive politike dhe mijëra ankesa

Keqpërdorimet në zgjedhje - prijnë rastet për fotografim dhe keqpërdorim të votës

Vetëvendosja dhe LDK-ja finalizuan programin, marrëveshja nënshkruhet të hënën

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, më së voni brenda 30 ditësh

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
