Zgjedhjet 2019

GERMIN kërkon të trajtohen mbi 4,500 pako të fletëvotimeve të paverifikuara nga diaspora

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Organizata GERMIN është duke vëzhguar për herë të parë procesin e verifikimit të pakove të votave të dërguara përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019. Përmes vëzhguesve të saj të akredituar, GERMIN po monitoron nga afër procesin e hapjes dhe vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë këtij procesi, GERMIN thotë se ka vërejtur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kualifikuar si të papranueshme afër 4536 pako me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor, por të cilat janë nisur me postë rreth 2 javë para datës së zgjedhjeve (një numër i konsiderueshëm i tyre figurojnë të dërguara me datë 19, 20 dhe 21 shtator 2019).