Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se vlerësimi i tyre dhe i punës në Drenas, ka qenë reflektim edhe në votat e fituara të PDK-së në këtë vend.
Në një prononcim për media, para fillimit të ceremonisë së shënimit ët 20-vjetorit të themelimit të PDK-së, meqë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen, Lladrovci thotë se ai tashmë duhet ta lë Kuvendin dhe të punojë për partinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Z. Veseli ka treguar liderizëm, sepse vetëm pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t'i kontribuojë shtetit si opozitë. Ndërsa unë i kisha propozuar Veselit që të mos vazhdojë si deputet në Parlamentin e Kosovës, po të kthehet në parti dhe të merret me organizimin e partisë. Mendoj që do të ketë më shumë kohë të merret me organizimin të partisë, me ristrukturim të partisë dhe të ecim përpara", tha ai, përcjell ksp.