Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes ka komentuar ankesat e subjekteve politike në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
PDK, LDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD janë ankuar në PZAP me pretendimet për parregullsi, ka konfirmuar për KTV-në kryesuesi i PZAP-së.
Tani Haxhiu ka thënë se humbësit tentojnë të gjejnë shpëtim përmes rinumërimit.
“Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumërim. Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumërimi. Qytetarët kanë folur me 6 tetor. Vullneti i tyre do të jetësohet”, ka shkruar ajo në Facebook.
-
Haxhiu: PZAP-i po tallet me mërgimtarët
-
Pesë ankesat e refuzuara nga PZAP-ja dorëzohen në Supreme
-
Haxhiu e Kryeziu ankohen në Supreme për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultateve
-
Haxhiu do t’i drejtohet Supremes për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së