Zgjedhjet 2019

Haradinaj s’e konteston rezultatin e zgjedhjeve, por thotë se qytetarët mund të zhgënjehen me fituesin

Haradinaj s’e konteston rezultatin e zgjedhjeve, por thotë se qytetarët mund të zhgënjehen me fituesin

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ka thënë se mendon që qytetarët mund të zhgënjehen nga Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, që duket të jetë fituesi i zgjedhjeve.

“Jeni në dijeni për numrin e votave. Koalicioni AAK-PSD kemi 90839 vota, 11.5 për qind. 30 mijë dërgesa nga diaspora dhe 24144 vota me kusht. Nga trendi që shihet ekziston mundësia reale që ne i afrohem 100mijëshit. Është numër i madh, dhe i falënderojmë qytetarët. Si përqindje, është rritje e ndjeshme në zgjedhjet e 2014-s, rreth 35 për qind rritje. Me PAN-in vështirë të masim rritjen. AAK e pranon rezultatin. S’kundërshtojmë rezultatin. Nëse ndonjë deputet ka ankesa, ka të drejtë të kërkojë, por ne nuk kërkojmë rinumërim. Qytetari s’na ka dhënë të drejtën të formojmë qeverinë, u ka dhënë të tjerave. Urojmë fituesit, dhe të gjitha partitë me radhë”, ka thënë ai.