Zgjedhjet 2019

Në Ferizaj u regjistrua entuziazëm në procesin e votimit

Procesi zgjedhor në qytetin e Ferizajt, është zhvilluar pa asnjë incident.

Sipas KQZ-së, rreth 30% e qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë.

Pjesëmarrja, edhe në këtë qytet, ka qenë më e madhe sesa herën e kaluar, raporton KTV.

E, edhe në fshatra të Ferizajt procesi zgjedhor ka shkuar në rregull.

Qytetarët e kësaj komune kanë thënë se shpresojnë për ndryshime.

Të drejtë vote në Komunën e Ferizajt kanë pasur 112 mijë e 243 persona, derisa të hapura kanë qenë 147 vendvotime.