herë të parë, Diellza Berisha nga Peja, këtë të diel po merr pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Berisha, këtë vit ka mbushur 18 vjet dhe shpresa për një të ardhme më të mirë për të rinjtë, thotë se e shtyri atë të votojë, raporton KTV.
qeveria e re pret që të punojë më shumë në arsim.
Në qytetin e Pejës, nga Gjermania, të dielën, vetëm për të votuar, kishte ardhur Riza Gjevukaj.
Ndonëse është mundësia për të votuar nëpërmjet postës, Gjevukaj thotë se vetëm duke qenë fizikisht në Kosovë ndihet i sigurt që vota e tij nuk do të keqpërdoret.
Njëjtë si Gjevukaj ka vepruar edhe Afërdita Mushkolaj.
Derisa në Istog e Klinë, qytetarët thonë se presin ndryshime rrënjësore në Kosovë.
Në këto komuna, në përgjithësi, procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë por nuk kanë munguar edhe parregullsitë, sikurse votimet me asistencë dhe vështirësitë në gjetjen e vendvotimeve apo fotografimi i votës.