Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

LDK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e zgjedhje iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht për të votuar.

Përmes një konference për media, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përfaqësuesja e LDK-së, Doruntina Maloku u shpreh e gëzuar që procesi i votimit ka nisur mbarë me hapjen e gjitha qendrave të votimit, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa u shpreh falënderuese për gatishmërinë e institucioneve përkatëse dhe të drejtësisë për angazhimin karshi këtij procesi zgjedhor.

“Ne iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin masovikisht që të votojnë sepse vetëm kështu marrim përgjegjësi për fëmijët tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë. Gjitha qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do të mbyllim këtë proces”, tha Maloku.

LDK në këto zgjedhje ka rreth 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues.