Zgjedhjet 2019

KQZ-ja për padinë e Avokatit të Popullit rreth përfaqësimit gjinor: Zbatuam ligjin për zgjedhje

KQZ-ja për padinë e Avokatit të Popullit rreth përfaqësimit gjinor: Zbatuam ligjin për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të mos komentojë shumë gjatë padinë që Avokati i Popullit i bëri këtij institucioni një ditë më herët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 1 067 kandidatë për deputetë, prej tyre 343 femra dhe 724 meshkuj, por me këtë nuk po pajtohet Avokati i Popullit. Ky institucion ka paditur KQZ-në lidhur me shkeljen e së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.