Limaj: Kosova ka nevojë sot për burrështetas, e jo për politikanë që shpifin e përçajnë

Limaj: Kosova ka nevojë sot për burrështetas, e jo për politikanë që shpifin e përçajnë

27 September 2019 22:52

Nisma Socialdemokrate të premten në mbrëmje ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Kaçanikut.

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se mund t’i bëjë bashkë edhe ata që nuk pajtohen, dhe të ulë në tavolinë ata të cilët nuk mund të shohin njëri-tjetrin.

"Ky shtet vet nuk do të ishte bërë, dhe nuk mund ta shpëtojë një individ, e as nuk mund ta realizojë një individ, as unë. Këtë mund ta bëjmë bashkë, bashkë për punë të mira. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Ne jemi bashkuar në jo shumë raste, por sa herë jemi bashkuar kemi bërë mrekulli. Unë kam shumë bashkëluftëtarë në këtë sallë, dhe shumë që nuk janë në këtë sallë, që na ka bashkuar kauza e lirisë. Kosova ka nevojë sot për burrështetas, e jo për politikanë që shpifin, përçajnë dhe bëjnë me gisht", deklaroi Limaj.

Ai tha se djemtë dhe vajzat e Kaçanikut duhet të marrin vendin që meritojnë.

Kurse sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se deputeti, kryeministri dhe ministri nuk janë vende pune, por mandate përfaqësimi, në shërbim të qytetarëve.

"Ky vend, Kosova dhe pa dyshim në kuadër të Kosovës, Kaçaniku ka nevojë për njerëz që kur marrin besimin, e donë se duhet të kthehen tek rrënjët e tyre për të dhënë llogari çdo ditë. E për t’u bërë, kjo duhet një histori me pas parasysh njerëzit. A mund t'ia besosh vendin dikujt që në të kaluarën asnjë vepër të mire nuk e ka bërë për vendin", tha Sherifi.

Sipas Sherifit, Limaj ka qenë i përndjekur padrejtësisht, për vite me radhë, raporton kp.

Agim Çaka, kryetar i degës së Nismës në Kaçanik, tha se Nisma para pesë viteve surprizoi Kosovën, dhe sot është faktor për qeverisje.

"Shteti, asgjë para shtetit, pushteti nuk ka shtet pa një pushtet. Partia nuk ka shtet pa parti të organizuar mirë. Individi-dhe nuk ka individ pa partinë. Ne po ashtu punojmë fuqishëm në rrafshin horizontal,të gjithë me frymë socialdemokrate për shtetin", tha Çaka.

Agim Çaka dhe Hizri Vishi janë kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate në komunën e Kaçanikut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme