Zgjedhjet 2019

Osmani në Prekaz: Ibrahim Rugova e Adem Jashari ndërtuan themelet e shtetit

Osmani në Prekaz: Ibrahim Rugova e Adem Jashari ndërtuan themelet e shtetit

Gjatë një vizite në Kompleksin Memorial në Prekaz, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se binomi presidenti Ibrahim Rugova – komandanti Adem Jashari, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me Presidentin Rugova, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si një udhërrëfyes, për çdo hap që ne e qesim në çdo procesin të shtetndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara, në fuqizimin e shtetit tonë dhe në zhvillimin e tij”, tha Osmani.