Zgjedhjet 2019

Partitë garuese në zgjedhje e lënë në harresë ajrin e ndotur në Kosovë

Partitë garuese në zgjedhje e lënë në harresë ajrin e ndotur në Kosovë

Autoritetet kompetente në Kosovë thonë të kenë marrë masa për parandalimin e ndotjes së ajrit, megjithatë, ata pranojnë se ato janë të pamjaftueshme për të arritur një nivel të kënaqshëm të cilësisë së ajrit.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë paralajmëruar se Kosova, në veçanti Prishtina, gjatë stinës së dimrit do të përballen me nivele të larta të ndotjes së ajrit.