Osmani në hapje të fushatës: Do t’ia hapim dyert e mbyllura shtetit tonë

Osmani në hapje të fushatës: Do t’ia hapim dyert e mbyllura shtetit tonë
Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet, “do t’ia hapë dyert e mbyllura Kosovës”.
Sipas saj, Kosovën e kanë izoluar “politikanë kryeneçë e keqbërës”.
“Do t’ia hapim dyert e mbyllura shtetit tonë. Qeveria e udhëhequr nga LDK do ta shpërthejë izolimin që e kemi si pasojë e politikanëve kryeneçë e keqbërës. S’ka nevojë për qeveri megalomane siç ishte e ashtuquajtura qeveri e vendimeve të mëdha. Ajo do të kujtohet vetëm si qeveri e skandaleve, grykësisë e gllabërimeve të mëdha. Do të ndërmarrim hapa të shpejtë për dekriminalizimin e sistemit të drejtësisë”, ka thënë ajo në hapjen e fushatës.
LDK-ja hap fushatën në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.
Hapja është bërë në një tubim në sheshet kryesore të Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

PZAP-ja publikon të dhënat, mbi një milion euro gjoba ndaj partive politike dhe mijëra ankesa

Keqpërdorimet në zgjedhje - prijnë rastet për fotografim dhe keqpërdorim të votës

Vetëvendosja dhe LDK-ja finalizuan programin, marrëveshja nënshkruhet të hënën

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, më së voni brenda 30 ditësh

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
