1 perditesime
Zgjedhjet 2019

AAK-PSD: 100 për qind taksë, 100 për qind Kosovë, 100 për shtet

AAK-PSD: 100 për qind taksë, 100 për qind Kosovë, 100 për shtet
18:29

AAK-PSD: 100 për qind taksë, 100 për qind Kosovë, 100 për shtet

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka hapur fushatën zgjedhore të koalicionit me PSD-në, në Suharekë duke thënë se 6 tetori do të jetë referendum për shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se vota për koalicionin AAK-PSD dhe për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj është “votë për burrështetasin e shekullit 21”.

“Vota për AAK-PSD është votë për 100 për qind Kosovë”, ka thënë ai.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Haradinaj po mungon në hapje sepse ka shkuar në Amerikë “për t’u kujdesur të mos ndodhin gjëra të këqija për shtetin”.

“Më ka thënë kur s’po jemi aty sende të këqija po ndodhin për Kosovën. ‘Ka shkuar presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë e mos po mundohen të bëjnë hartë të re’. S’po votoni për ne, por ta dini se do të votoni për Kosovën”, ka thënë ai.

18:21

AAK-PSD hapin fushatën në Suharekë

Koalicioni AAK-PSD ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Hapja e kësaj fushate u bë në Suharekë.