AKR-ja s’do autostradë të mbyllur në Dukagjin - në vend të saj spitale, shkolla e qendra sportive
- 00:01AKR-ja s’do autostradë të mbyllur në Dukagjin - në vend të saj spitale, shkolla e qendra sportive
- 00:00Lluka: Bahtirin e solla unë në Kosovë e AKR-ja i dha krahë, Labi s’dinte as çka donte
- 23:49Lluka: AKR-ja propozon pako të pensionimit të vullnetshëm për mësimdhënësit
- 23:36Lluka: Do të privatizojmë shërbimin spitalor, qytetarët s’paguajnë
AKR-ja s’do autostradë të mbyllur në Dukagjin - në vend të saj spitale, shkolla e qendra sportive
Për ministrin në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, autostrada e Dukagjinit duhet të rishikohet.
Ai ka thënë se si qytetar i Gjakovës do të donte që të ketë autostradë në atë pjesë, por ka thënë se në aspektin e interesit të përgjithshëm, do të ishte shumë më mirë që në vend të autostradës së mbyllur me kosto 1.2 miliard euro, të bëhet autostradë e hapur me vetëm 30 për qind të kësaj kostoje.
Plani 20, 20, 20 i AKR-së që është në koalicion me Nismën e PD-së, sipas tij, është më i favorshëm për qytetarët e Kosovës.
“Autostrada e hapur, që bëhet në rrugën ekzistuese vetëm zgjerohet ka kosto rreth 30 për qind e kostos së autostradës së mbyllur. Sepse ka shumë më pak shpronësime dhe nuk ka rrethoja. Do të kushtonte rreth 400 milionë euro”, ka thënë Lluka në Interaktiv të KTV-së, duke treguar se çfarë është plani me pjesën e mbetur të parave.
“Me pjesën tjetër të bëjmë 20 spitale që kushtojnë nga 25 milionë euro. Po ashtu 20 shkolla, ka 5 milionë euro, si dhe 20 qendra rekreative me rreth 10 milionë euro”, ka thënë Lluka.
“Oferta jonë është që a më mirë të kemi një autostradë të mbyllur me 1.2 miliardë, a një autostradë të hapur me gjithë këto shërbime shtesë. Le të vendosin qytetarët. Dallimi i vetëm është se në autostradë të mbyllur limiti i shpejtësisë është 130 kilometra në orë, ndërsa në autostradë të hapur limiti është 100 kilometra në orë”, ka thënë ai.
Lluka: Bahtirin e solla unë në Kosovë e AKR-ja i dha krahë, Labi s’dinte as çka donte
Valdrin Lluka i AKR-së ka thënë se largimet e Agim Bahtirit drejt Vetëvendosjes dhe Labinot Tahirit drejt AAK-së nuk i kanë bërë dëm kësaj partie.
Sipas tij, AKR-ja e ka akoma bastion Mitrovicën, ku kryetar ishte Bahtiri. Për largimin e deputetit Tahiri, Lluka ka thënë se partisë iu larguan presionet që i kishte në vazhdimësi.
“E kemi demonstruar në Mitrovicë kur kishim një tubim. Ishte entuziazëm i madh. AKR-ja e ka bastion Mitrovicën nga 2007-a. Më 2010 për disa dhjetëra vota s’e morëm kryetarin. Këtu gabon Bahtiri kur thotë se pa të AKR-ja s’ka gjë në Mitrovicë. Në fakt është e kundërta. Do të dalim shumë mirë në Mitrovicë. I ka marrë rreth 150 vetë, por s’është e gjithë AKR-ja. Na kontaktojnë shumë njerëz që po thonë se janë kthyer në AKR nga ku ishin larguar për shkak të tij. Ai do ta shohë se ka gabuar me këtë vendim. Kush ka dalë nga AKR-ja deri tash politikisht ka nisur të shuhet”, ka thënë ai.
Lluka më tej ka thënë se ai vetë e ka sjellë Bahtirin në Kosovë e se partia e tij ia ka dhënë krahët dhe e bëri të famshëm.
“Ai mandatet i ka fituar me krahun e AKR-së. Kam qenë ndër iniciatorët që e kam sjellë për të investuar në Kosovë dhe e kemi inkuadruar edhe në parti. S’e ka njohur dikush në Mitrovicë më herët. AKR-ja ia dha krahët. Kur vjen në pozitë që mendoj se je mbi partinë vazhdon tutje, por mendoj se është gabim. Ai do të ishte më i suksesshëm me AKR-në. S’di a do të ketë zërin që ka pasur te ne, në partitë tjera”, ka shtuar Lluka.
Për Tahirin, Lluka ka thënë se “ai s’ka ditur as çka ka dashur”.
“Është liruar partia nga disa presione që ka pasur në vazhdimësi. Presione në formë kërcënimesh, me ose bëma ministër këtë ose largohem. Partia duhet të jetë unike. Ky problem s’ka qenë më herët, por në kohët e fundit. Labi nuk e ka ditur çka ka dashtë. Në deklaratat e tij e keni pa se s’ka qenë kurrë stabil rreth kërkesave të veta. Mendoj se ka pasur vota shumë dhe ishte aset i AKR-së, por kur në vazhdimësi je i shantazhuar me kërkesa të ndryshme është më mirë të mos jetë pjesë e partisë sepse shkakton demotivim te të gjithë anëtarët. Është shumë mirë që ka ndodhur kjo”, ka deklaruar më tej ai.
Lluka ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD synon të marrë 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se AKR-ja planifikonte të hynte e vetme në zgjedhje, por shpallja e mëhershme e tyre ndikoi të hyjnë në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt.
Lluka: AKR-ja propozon pako të pensionimit të vullnetshëm për mësimdhënësit
Për Valdrin Llukën e AKR-së, arsimi në Kosovë është jashtëzakonisht i politizuar.
“Ka probleme edhe në nivelin komunal, ku drejtori i arsimit i ndërron drejtorët, e emëron arsimtarët”, ka thënë ai.
AKR-ja, ka thënë Lluka, do të prezantojë një pako të pensionimit të parakohshëm të vullnetshëm.
“Ka një numër të madh të mësimdhënëse që për shkaqe shëndetësore nuk janë në gjendje të japin mësim, por obligohen ta bëjnë këtë ose ka të tjerë që vullnetshëm do të dilnin në pension”, ka thënë Lluka, duke thënë se kjo do të ishte ndërhyrja e parë në arsim, në rast se AKR-ja udhëheqë me arsimin.
Tutja ai ka thënë se shkollat fillore dhe të mesme do të dixhitalizohen.
Ka përmendur edhe themelimin e një fondi konkurrues me rajonin për hulumtime shkencore.
Gjithashtu ka thënë se do të krijohet një fond për bursa, për studentët që regjistrohen në Bachelor, Master dhe Doktoranturë në top 50 universitetet e botës, veçmas në drejtimet për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Lluka: Do të privatizojmë shërbimin spitalor, qytetarët s’paguajnë
Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka thënë se në programin e këtij koalicioni, për sektorin e shëndetësisë, parashihet edhe privatizimi i shërbimit spitalor.
Në Interaktiv të KTV-së, Lluka ka thënë se planifikojnë që përmes fondit të sigurimeve shëndetësore të bëhet privatizimi i menaxhimit të spitaleve publike e rajonale, me qëllim që të ofrohen kushte më të mira për qytetarët.
“Do të privatizojmë pjesën e menaxhimeve publike e rajonale. Menaxhimi i jepet një kompanie e kompania pos që merr përgjegjësi, merr përsipër edhe investimet në aparatura. Në këtë rast, kur qytetari shkon në QKUK, do të pranojë shërbimin me pesë yje, sikur të spitalit privat, e s’do të paguajë asgjë sepse sigurimet do të mbulojnë ato shpenzime”, ka thënë ai.
Sipas tij, koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme sepse “çdo kombinim i mundshëm duhet të ketë në partneritet edhe koalicionin AKR-Nisma për të pasur qëndrueshmëri më të mirë”.
Lluka ka thënë se zhvillimi ekonomik është pika kryesore e programit të koalicionit. Ka thënë se fokusi është edhe në arsim, rini e drejtësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Irani pranon se rrëzoi “jo qëllimisht” avionin ukrainas

Sipas analistëve, nëse nuk ka marrëveshje LDK-LVV duhet qeveri kalimtare

PZAP-ja publikon të dhënat, mbi një milion euro gjoba ndaj partive politike dhe mijëra ankesa

Keqpërdorimet në zgjedhje - prijnë rastet për fotografim dhe keqpërdorim të votës

Vetëvendosja dhe LDK-ja finalizuan programin, marrëveshja nënshkruhet të hënën

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, më së voni brenda 30 ditësh

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Nisma-AKR-PD kalon pragun

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
