Zgjedhjet 2019

Hoti thotë se propozimi i Veselit për zhvendosje të TVSH-së ka mundur të bëhet në dy vitet e fundit

Hoti thotë se propozimi i Veselit për zhvendosje të TVSH-së ka mundur të bëhet në dy vitet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po synon të marrë timonin e qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë se qeveria e tij do të zhvendosë pagesës së TVSH nga kufiri në brendësi të vendit.

“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Veseli në facebook, raporton Koha.net.