Zgjedhjet 2019

Analistët i vlerësojnë të pandershme aderimet para zgjedhjeve

Edhe në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, personalitete të ndryshme kanë aderuar në subjekte politike. Lëvizjet e tilla, analistët i krahasojnë me ato të futbollit, gjë që sipas tyre i bëjnë jo lojal ndaj subjektit por edhe ndaj programit politik. Përmes aderimeve, njerëzit po shiten ose po huazohen, deklarojnë për KosovaPress analistët çështjeve politike.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se aderime të tilla nuk janë të ndershme, pasi që ndodhin në kohë fushate.