Zgjedhjet 2019

Shkëmb Manaj i LDK-së mposhtë fuqishëm Gani Dreshajn e AAK-së në Istog

Shkëmb Manaj i LDK-së mposhtë fuqishëm Gani Dreshajn e AAK-së në Istog

Portali “Istogu” për një javë rresht ka krijuar një “poll” në mes të kandidatit të LDK-së për deputet Shkëmb Manaj dhe ish-deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj, i cili është prapë kandidat për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Në pyetjen se cili nga këta dy kandidatë do të angazhohet më mirë për Komunën e Istogut, Shkëmb Manaj apo Gani Dreshaj, nga 563 votues, 80% e qytetarëve kanë vlerësuar se kandidati i LDK-së Shkëmb Manaj do të angazhohet më mirë për qytetarët e Komunës së Istogut, ndërsa vetëm 20% kanë menduar për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.