Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë

Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë

21 September 2019 20:33

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Ai, pas takimit me qytetarë të Kaçanikut, ka thënë se vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë.

“Edhe qytetarët e Kaçanikut po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme