Zgjedhjet 2019

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë përfundon më 5 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, u diskutua edhe lidhur me votimin përmes postës, i cili ka filluar më 19 shtator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se votimi përmes postës përfundon më 5 tetor. Pra, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019.