Miratohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 tetorit

Miratohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 tetorit

18 September 2019 17:56

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është publikuar dhe miratuar fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Nga aplikimet deri më tash janë regjistruar 35 mijë e 87 votues jashtë vendit, prej tyre mbi 4 mijë nga Serbia.

Ndërsa, vendin e ish-anëtarit të KQZ-së Florian Dushi nga LDK prej sot e ka zënë Sali Morina nga kjo parti, raporton ksp.

Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi ka kërkuar që mos të ketë qendër votimi në veri në objekte private, aq më pak në shtëpi të një asamblisti ose një politikani.

Pavarësisht kësaj, KQZ votoi për ndryshimin ose mbajtjen e zgjedhjeve në një objekt privat në Mitrovicën e Veriut që ka rreth 6 mijë votues.

Vletëvotimin gjeni këtu 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme