Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Hoti e pyet Haradinajn: Pse nuk e morët në dorë dialogun me Serbinë por ia latë Thaçit

Foto: Driton Paçarada

Ish-deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, i ka drejtuar pyetje kryeministrit të dorëhequr të Kosovës Ramush Haradinajt, lidhur me “copëtimin e Kosovës e dialogun me Serbinë”.

Lidhur me këtë ai në një postim në Facebook e ka pyetur Haradinajn se pse se mori ai në dorë dialogun me Serbinë por përgjegjësinë e kishte lënë te presidenti Hashim Thaçi, meqë thotë se kur erdhi në pushtet "Kosova po copëtohej".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës". Atëherë, pse tentuat të bartni udhëheqjen dialogun tek Presidenti me rezolutën e prillit 2018? Pse nuk e morët vetë në dorë dialogun?”, ka shkruar Hoti.

Haradinaj sot në një tubim ku u shpall zyrtarisht kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, tha se “Kosovën e kishte gjetur duke u copëtuar kur ai erdhi në krye të Qeverisë.

“Kur kam ardhë në udhëheqjen e Kosovës shtëpia jonë Kosova, ishte në terr, s’prodhohej as energji elektrike. Kosova s’e kishte as Ushtrinë e vet. S’e kishte as Trepçën qind për qind në Kosovë. Në atë kohë prapa shpine punohej për një dialog të rrezikshëm për me copëtu Kosovën, rrezikohej pragu i shtëpisë”, ka thënë Haradinaj.