Zgjedhjet 2019

Remi konsideron se PDK-ja do të fitojë, thotë kryeministrin s’ua japim më partive tjera

Remi konsideron se PDK-ja do të  fitojë, thotë kryeministrin s’ua japim më partive tjera
 

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, synon të jetë pjesë e legjislaturës se re në Parlament.

Ai i është futur garës për deputet me Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën shprehet i sigurt që do të qeverisin vendin pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai thotë se PDK ndjehet komode për këto zgjedhje dhe nuk sheh ndonjë rrezik sa i përket daljes e para nga zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.