Zgjedhjet 2019

Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës i bashkohet PDK-së

Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës në mbështetje të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së, nëpërmjet një shkrimi në Facebook e ka falënderuar Mujajn për besimin në vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë.

“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe një figurë e respektuar në rajonin e Dukagjinit. Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj, tani kontributin e tij do ta japë edhe përmes politikës. Ai iu bashkua vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion e nepotizëm dhe me mundësi më të mira për të rinjtë tanë”, ka shkruar Veseli.