Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, ka aderuar në Partinë Socialdemokrate.
Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të PSD-së.
Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti bëri të ditur se kësaj partie tashmë i është bashkuar edhe Baton Dushi, këshilltar dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë Shyqiri Bytyqi.
Kujtojmë se Bytyqi ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate nga ku dha dorëheqje pak ditë më parë.