WILDLIFE

Regjistrohet prania e rrëqebullit në Kosovë, pas një kohe të gjatë

Pas një kohe të gjatë në malet e Kosovës është rishfaqur rrëqebulli.

Prania e tij në rajonin e Maleve të Sharrit është dëshmuar me pamje nga Arian Mavriqi.

Ai ka bërë të ditur se monitorimet janë duke vazhduar.

“E veçantë është se, sipas të gjitha gjasave, duket se ky individ është i ri dhe dyshimet janë që mund të ketë edhe individë të tjerë, nëse kjo konfirmohet si lajm atëherë kemi një shtim të numrit të rrëqebullit në Kosovë”, ka thënë ai.

Mavriqi ka shtuar se nevojitet ende hulumtim.