Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushaku: VV-ja s’ka lënë hapësirë për partneritet, diskursi i saj jonormal për një parti

Jehona Lushaku-Sadriu

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se pamundësia e sigurimit të shumicës së votave nga Vetëvendosje tregon se gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi. 

Ajo ka theksuar se LDK-ja e ka qëndrimin e njëjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka dhënë  sugjerim se si të dilet nga ngërçi politik. Kjo është një shpërfaqje e një partie që ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin që ta ketë shumicën. Është e pakuptueshme qysh një parti nuk po mundet ta formojë shumicën, por kjo jep shpjegim që kjo parti gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi. Nuk ka lënë hapësirë për partneritet dhe kjo duhet të shërbejë si mësim për të gjitha partitë politike, por posaçërisht për VV-në. Diskursi që është përdorur ka qenë jo i natyrshëm, jo normal për një parti politike”, është shprehur Lushaku-Sadriu./EO

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve