Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë hapësirë për partneritet.
“Sot kemi përpjekjen e 20-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin dhe kjo ka shfaqur një paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në Kuvend. Dhe kjo tregon që partia fituese nuk ka lënë aspak vend për partneritet, partneritet përmbajtjesorë që do t’i siguronte Kosovës të mira”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu para nisjes së vazhdimit të 20-të të seancës konstituive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka theksuar se LDK-ja ka bërë propozimet për të dalë nga situata e krijuar. Sipas saj zgjidhja është nje qeveri kalimtare deri në zgjedhje.
Lushaku-Sadriu ka thënë se për qeveri kalimtare preferojnë që kryeministër të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Kemi garuar me program të qartë dhe në çfarëdo Qeverie synojmë që t’i realizojmë projektet tona”, ka theksuar Lushaku- Sadriu.