Via Balcanica

Mali i ZI: Prej punës deri në zbulim

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Kur qeveria e kaluar malazeze harroi që në Ligjin për Buxhet për vitin e shkuar, t’i paraqesë 123 milionë euro, ndërsa nuk ishte e mundur të vërtetohej as si kanë arritur shumat milionëshe të Organizatës Kombëtare Turistike deri te avio-transportuesit, për çka edhe pasuan mendimet negative dhe të përmbajtura të revizoreve shtetërore, Millosh Vukoviqi, në profilin e kompanisë së tij të konsulencës në Facebook, këtë e prezantoi kështu.

“Rrëfimi për pjekjen nga avio-kafes nga revizori dhe tema se si duhet harruar 123 milionë, sikur të ishin para të imta, apo bakshish, që ia lini kamarierit kur kafeja kushton një euro e 20, ndërsa ju thoni ‘një e gjysmë – në rregull është’... Kur këtë e paraqisni në një, mund të them, mënyrë të butë satirike, apo ironike, e nganjëherë edhe shumë cinike, mendoj që njerëzit e kuptojnë poentën se sa është me rëndësi ekonomia”, ka thënë Millosh Vukoviq, pronar i një kompanie konsulence.